Geoffrey Roberts, i cili është avokati kryesor i Rexhep Selimit ka thënë se klienti i tij duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lejohet që të shkojë në vendin e tij, tek familja.
“Nëse do shikoni dhe vlerësoni me imtësi provat do të mbërrini në këtë përfundim që z.Selimi është tërësisht i pafajshëm për të gjitha akuzat që ka ngritur ZPS-ja ndaj tij. Si rezultat, Selimi duhet të deklarohet jofajtor dhe duhet të lejohet që të shkojë në vendin e vetë, pranë familjes së vetë në Kosovë”, tha ai.
Roberts shtoi se nuk ka asnjë bazë për të gjitha akuzat e Prokurorisë të ngritura ndaj Rexhep Selimit.
“Nuk ka asnjë besueshmëri të të gjitha akuzave që Prokuroria ka ngritur kundër z.Selimi”, tha mbrojtja.
Krejtësisht në fillim të fjalës së tij, Roberts tha se Selimi nuk ka qenë komandant dhe nuk ka ushtruar asnjë përgjegjësi eprore në asnjë mënyrë dhe asnjë formë.
“Z.Selimi nuk ka qenë komandant. Nuk ka ushtruar asnjë përgjegjësi eprore në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë; këtu përfshinë edhe autoritetin e pretenduar të që z.Selimi ka qenë anëtarë i këtyre strukturave pavarësisht faktit që ai ka qenë një anëtar i njohur që në fillim i UÇK-së”, tha ai..
Prokuroria sipas Roberts nuk ka dhënë asnjë bazë për këto pretendime.
“Duke marrë parasysh faktin që z.Selimi nuk ka pasur vartës dhe nuk ka pasur asnjë lidhje midis z.Selimi sa i takon kontrollit efektiv, mendoj që përderisa Prokuroria nuk ka dhënë asnjë bazë për këto pretendime, ky është fundi i argumenteve të tyre”, tha Robert.
Përpaara kësaj, Roberts foli edhe për viktimat duke thënë se nuk duan ta zbehin vuajtjen e atyre që kanë vuajtur në të gjithë Kosovën.
Me kaq përfundoi me deklaratën përmbyllëse mbrojtja e Selimit për të vazhduar më pas pushimit të drekës me atë të Jakup Krasniqit.
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskut...
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska