Avokati i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka kërkuar shtyrjen e seancave për dëshmitarët, duke thënë se dëshmitë s’mund të kryhen deri më 14 nëntor.
Përveç kësaj, ai tha se nuk do të mund t’i përmbahen as afatit për dorëzimin e dosjes përfundimtare. Ai ka shtuar se do të bëjnë kërkesë për shtyrje afati, pas bisedimit me Prokurorinë. Këtë kërkesë avokati e shtroi në përfundim të seancës të së enjtes, ku përfundoi dëshmia tre ditore e dëshmitarit të mbrojtjes, James Peter Covey.
“Nuk do të jetë e mundur që të përfundojmë me datën 14 dhe për të dërguar mocionet e tjera që na duhen, e po ashtu edhe dosjen përfundimtare të datës 22 dhjetor”, tha Mishetiq.
Kurse, avokati i Kadri Veselit, Rodeny Dixon tha se janë edhe një numër apelesh të cilat duhet të merren parasysh si prova të përbashkëta, duke përfshirë raporte mjeko-ligjore, përgjime dhe me dëshmitarë të Rregullës 155. Ai ka shtuar se këto dëshmi duhet të merren parasysh kur të merren vendimet lidhur me afatin kohor që e përmendi Luka Mishetiq.
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...