Tomë Gashi, avokat i ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka thënë se klienti i tij është duke u mbajtur padrejtësisht në burg. Sipas tij, vendimi për burgosjen e Sylejman Selimit është politik dhe pa asnjë bazë juridike.
Madje, ai thotë për sistemin e drejtësisë, që nëse kanë guxim le të vazhdojnë ta mbajnë në burg Sylejman Selimin.
“Nuk ka asnjë bazë juridike që Sylejman Selimi të vazhdojë të mbahet në burg. Në dy rastet ku ai ka qenë i akuzuar, është shpallë i pafajshëm. Si në rastin Drenica 1 dhe Drenica 2, ndaj Selimit kanë përfunduar gjykimet.”
“Prandaj, mund të them lirisht se sjellja e sistemit të drejtësisë ndaj klientit tim është politik. Gjatë gjithë gjykimit ndaj tij por edhe tani, Sylejman Selimit i është bërë padrejtësi. Nëse ata guxojnë që të vazhdojnë ta mbajnë në burg, le ta bëjnë këtë. Por, herdokur do të ndiqen penalisht të gjithë ata që pa asnjë bazë juridike po e mbajnë Sylejman Selimin në burg”, ka thënë Gashi për Insajderi.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën