Pas dështimit të mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, avokati i tij, Laur Preni, deklaroi se arsyeja e mungesës së klientit të tij ishte një udhëtim zyrtar.
“Sipas informatave që kam, ministri është në udhëtim zyrtar. Nuk di më shumë,” tha Preni.
Ai shtoi se çështja gjyqësore që zhvillohet ndaj Sveçlës dhe dy deputetëve të partisë Lëvizja Vetëvendosje — Salih Zyba dhe Fitore Pacolli‑Dalipi — nuk është afër afatit të parashkrimit dhe se procesi pritet të vazhdojë brenda një afati të arsyeshëm.
“Nuk është afër parashkrimit. Disa herë kanë qenë të pandehurit prezent, në disa raste ka munguar edhe prokurori, por po shpresojmë që me një afat të arsyeshëm do të fillojmë. Nuk e di saktësisht,” theksoi ai./Arbresh.info
Shtyhet seanca për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend, mungon Sveçla
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij