Mahmut Halimi, avokati i ish-ushtarit të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, Sabahajdin Cenës, ka folur rreth intervistimit të sotëm të klientit të tij në zyret e EULEX-it.
Halimi ka thënë për Klan Kosova se klienti i tij, Sabahajdin Cena, është ftuar nga Prokurori i Specializuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.
Cena, sipas avokatit të tij, nuk është i akuzuar i Speciales në Hagë, derisa është shfaqur i bindur që as nuk do të ngritet ndonjë aktakuzë ndaj tij.
Veç tjerash avokati i Sabahajdin Cenës, Mahmut Halimi ka bërë të ditur se klienti i tij do të ketë edhe një intervistim tjetër në zyrat e EULEX-it, procedurë kjo e cila do të zhvillohet gjatë ditës së martë.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...