Avokati i ri i Popullit betohet para deputetëve

14:03 | 28 Shtator 2020
V. S.

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Naim Qelajn si Avokatin e ri të Popullit.

Nga 93 fletëvotime, 16 ishin të pavlefshme teksa Qelaj mori 69 vota pro, 5 vota kundër dhe 3 abstenime, njofton Klan Kosova

Qelaj u betua para deputetëve se do të punoj dhe angazhohet në të drejtat e secilit qytetarë.

“Nuk jam përgatit për fjalë por vetëm për falënderim, do ua kthej besimin e juaj me punë dhe angazhim”, deklaroi Qelaj/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/366793804694232

Shpërndaje në rrjete sociale