Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, është shprehur se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, legjislacioni në fuqi, si dhe Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara e Kombeve të Bashkuara, personave me aftësi të kufizuara u garanton trajtim të barabartë dhe pa diskriminim në të gjitha fushat e jetës.
“Pavarësisht se Strategjia Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2013-2023 ka për synim të krijojë një shoqëri gjithëpërfshirëse, në të cilën këta persona realizojnë potencialin e plotë të tyre dhe jetojnë jetë të dinjitetshme, si qytetarë të barabartë. Gjendja e tanishme e personave me aftësi të kufizuara nuk përmbush realizimin e plotë të të drejtave dhe të lirive themelore në kushte të barabarta me të tjerët”, thuhet në fjalën e Avokatit Jashari.
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Personave me Sindromën Dawn, Avokati i Popullit e përkrahë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tyre, me qëllim që të gjithë njerëzit me Sindromën Dawn të jetojnë plotësisht të barabartë me të gjithë të tjerët.
Prandaj, Avokati i Popullit tërheq vëmendjen e të gjithëve në ngritjen e vetëdijes dhe veçanërisht kërkon veprime konkrete nga institucionet kompetente në zbatimin e legjislacionit përkatës, me qëllim që të gjithë personave me Sindromën Dawn t’u ofrohet mundësi për shkollim, aftësim dhe punësim, duke i trajnuar për një jetë të pavarur, thuhet më tej në letër.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...