Në kuadër të shënimit të Javës së Krenarisë në Kosovë, Institucioni i Avokatit të Popullit tërheq vëmendjen për garantimin e të drejtave themelore të njeriut për pjesëtarët e komunitetit LGBTI, të cilët janë ende një nga grupet më të cenueshme në shoqërinë tonë.
“Të angazhuar fuqishëm me idenë se qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta në aspektin e dinjitetit dhe të drejtave, Institucioni i Avokatit të Popullit rikujton që të gjithë qytetarët e këtij vendi janë të barabartë dhe se shteti e ka për detyrë që t’i mbrojë të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminim”, thuhet në komunikatën për media të Institucionit të Avokatit të Popullit.
Institucioni i Avokatit të Popullit në komunikatën për media thonë se do të jenë gardian të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të komunitetit LGBTI.
“Java e Krenarisë është themeluar me qëllim që kreatorët e politikave, vendimmarrësit, publiku dhe mediat të përfshihen në mënyrë aktive në mbrojtjen e personave LGBTI nga manifestimet e hapura dhe të fshehta të homofobisë. Me qëllim që kjo luftë të jetë efikase, ajo duhet të mbështetet me sanksionimin e vazhdueshëm të çdo vepre të kryer nga urrejtja në bazë të orientimit seksual. Të vetëdijshëm për sfidat, Institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë gardian i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të komunitetit LGBTI, duke qenë zëri i tyre në artikulimin e kërkesave sa të ligjshme dhe të drejta, aq edhe kushtetuese për trajtim me dinjitet dhe barazi si çdo qytetar tjetër i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...