Avokati i Pjetër Shalës kërkon sqarime shtesë për disa video ku përfshihet i akuzuari

12:57 | 21 Qershor 2021
M. A.

Është mbajtur konferenca e dytë e statusit në çështjen kundër Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Me kërkesë të palëve konferenca e radhës kundër Pjetës Shalës u vendos që të mbahet me 13 shtator.

Në këtë seancë, Gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou kërkojë nga palët që të paraqesin angazhimin e tyre nga konferenca e parë lidhur me zbulimin e provave, dëshmitarët e prokurorisë, zbulimin të deklaratave dhe afateve të tyre në procedurat paragjyqësore.

Avokati i Shalës, Jean-Louis Gillissen, mes tjerash tha se nxjerrja e materialeve po vazhdon pa probleme.

“Procesi i nxjerrjes së materialeve është zhvilluar dhe ka ecur pa probleme fare, me dashamirësi do ta theksoja këtë aspekt. Na është konfirmuar se nxjerrja e materialeve sipas një rregulle, është plotësuar. Kemi kërkuar sqarime në disa video ku përfshihet i akuzuari”, ka thënë ai.

Kjo është paraqitja e dytë e Pjetër Shala, i njohur më mirë si Komandant Vuk, përpara dhomave të specializuara.

Në seancën e parë, e cila ishte mbajtur në muajin prill, Pjetër Shala u deklarua i pafajshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme