Po vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Salih Mustafa në Hagë të Holandës.
Në këtë seancë do të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të katërt, raporton arbresh.info
Me të filluar seanca, është diskutuar çështja e publikimit të fotografive, të cilat i’u tregohen dëshmitarëve për të zbuluar të vërtetën.
Këtë e parashtroi mbrojtja e Mustafës edhe në fund të seancës së fundit.
Unë mendoj se të gjithë në Kosovë mund t’i shohin fotografitë dhe thjeshtë e ngrita si çështje për personat përkatës, nuk mendoj se është gjë e mirë që fotografitë që përdorën për të identifikuar disa persona në një moment të caktuar, të publikohen nëpër gazeta. Sepse normalisht personat mund të ndikohen, dhe ka shumë mundësit që dëshmitari t’i ketë parë këto fotografi dhe të përgatitet”, tha Julius Von Bone.
Perpos fotografive, Von Bone përmendi edhe kompleksin (Zllashë), dhe shtëpinë në veçanti, që përmes një game fotografish është bërë publike për të gjithë.
Trupi gjykues ka pyetur mbrojtjen nëse dëshiron që ta parashtrojë si çështje këtë, mirëpo ky i fundit nuk e bëri, me arsyetimin se vetëm donte që të ngritje si çështje pasi që nuk ishte i informuar nëse trupi gjykues e dinte për publikimin e këtyre fotografive./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit