Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, gjatë dhënies së fjalës përfundimtare në gjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, mbrojtësi i Krivaqës, avokati Admir Salihu, tha se ka marrë komente negative nga publike, për mbrojtjen e të akuzuarit.
“Kam marrë 1 mijë e 800 sms me komente si “pastë gruaja jote fatin e Marigonës, pastë vajza jote fatin e tillë”, tha avokati Salihu.
Sipas tij, ky rast është ekzagjeruar nga publiku dhe konsideron se aktakuza është e dobët dhe joprofesionale, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Salihu thotë se kjo aktakuzë është e ndikuar nga publiku për të paraqitur storie dhe ngjarje të paqena, por që nuk japin gjykimin dhe drejtësinë e merituar.
“Prokuroria ka dështuar qartazi të provojë motivin, nëse motivi ka qenë tradhtia”, ka thënë tutje avokati Salihu.
lexo edhe:
Vrasja e Marigona Osmanit, sot jepen fjalët përfundimtare të palëve
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave