Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, i pandehuri H. Ç., në cilësinë e avokatit të të akuzuarit N.B., ndaj të cilit zhvillohet procedura penale në Gjykatën Themelore në Pejë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo për personin tjetër, ose për ti shkaktuar dëme materialë personit tjetër e mashtron të dëmtuarën M.I., dhe atë në kontinuitet duke filluar nga data 06.01.2015 e deri më datën e ndalimit- arrestimit të tij më 15.02.2017.
“Kështu që i pandehuri H. Ç., nga e dëmtuara M.I., kishte marrë para për mbrojtjen e N.B, babait të të dëmtuarës, në emër të mbrojtjes dhe në emër të ekspertizave, marrjes së një ekspertize nga Turqia, dhe atë në një shumë të përgjithshme prej 43.000,00 (dyzetetremijë) euro, si dhe shumën tjetër të cilën i pandehuri e ka marrë nga e dëmtuara në emër të trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Pejë, ka marrë shumën prej 40.000,00 (dyzetmijë) euro, shumë kjo e konfiskuar nga ana e zyrtarëve me rastin e arrestimit të të pandehurit me datën 15.02.2017”, thuhet në njoftimin e PSK-së, transmeton arbresh.info.
Dëmi i shkaktuar të të dëmtuarës tejkalon shumën prej 50.000,00 euro./Arbresh.info.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...