Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën e sotme paragjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë tha se Prokuroria e ka pranuar se nuk ka prova kundër klientit të tij.
Avokati britanik tha se Prokuroria e kishte thënë këtë hapur.
“Prokuroria kanë thënë hapur se nuk ka prova kundër tij as për kryerje fizike të krimeve, as për bashkëkryerje, as për ndihmë dhe inkurajim, apo marrje pjesë në ndonjë mënyrë tjetër në këto krime”, tha Emmerson.
Ai shtoi se Veseli do të duhej të lirohej menjëherë me një vendim që e shpallë atë të pafajshëm, Gazeta Express.
“Do të ishte e drejtë që Veseli të kthehej në shtëpi menjëherë dhe të jepej vendimi për pafajësinë e tij”, tha avokati Emmerson.
Në anën tjetër, një prokurore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se avokati i Veselit nuk po flet gjëra të sakta, ndërsa evotoi t’i kundërpërgjigjej atij direkt për çështjen e lirimit.
“Deklaratat e bëra nga Z. Emmerson qartësisht nuk janë të sakta”, tha prokurorja.
Ajo shtoi se mbrojtja po mundohet ta paraqes Prokurorinë si jo të gatshme për fillimin e procesit të gjykimit.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...