Avokatët e Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, gjatë seancës që po mbahet të enjten, i kanë propozuar Gjykatës që të bëhet rikonstruktimi i vendit të ngjarjes.
Ky propozim është kundërshtuar nga avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, i cili ka deklaruar se një veprim i tillë do ta zvarriste edhe më tej procesin gjyqësor.
Ndërkohë, mbrojtësi i të akuzuarit Kushtrim Kokalla, avokati Ndrecë Dodaj, ka kërkuar nga Gjykata që të dëgjohet edhe një dëshmitar i ri, Tafil Kokalla. Edhe ky propozim është kundërshtuar nga avokati Leutrim Syla.
Mbrojtësi i Naim Murselit, avokati Shemsedin Piraj, ka theksuar se palët kanë të drejtë të propozojnë prova deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor. Ai ka bërë të ditur se kërkesa për rikonstruktimin e vendit të ngjarjes lidhet me dëshminë e ekspertit mjeko-ligjor, Naim Uka, duke shtuar se çështja e afatshmërisë nuk vjen në shprehje./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...