Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Avni Kastratin, ushtrues detyre të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai duhet bazuar në të dhëna të besueshme dhe profesionistë të përkushtuar ndaj suksesit të nismës.
Gjatë takimit, z. Kastrati e njoftoi Kryeministrin rreth sfidave dhe problemeve të shumta brenda Agjencisë të cilat e kanë ngadalësuar edhe procesin e regjistrimit. Menaxhmenti i ri dhe një frymë e re e përkushtimit ndaj rezultatit është e domosdoshme për zbatim dhe finalizim të procesit të regjistrimit të popullsisë.
Z. Kastrati, tanimë në detyrë të re, do të njoftojë Kryeministrin Kurti ditëve në vijim me hapat e radhës në kuadër të procesit regjistrimit, pas sigurimit të pajisjeve teknike për këtë proces./Arbresh.info/
Numërohen mbi 30% të votave, VV shkon mbi 40%
Hamza falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje: Ham...
Pacolli: Rezultatet e para janë fantastike, faleminderit pop...
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...