Avdullah Hoti: Prej pasnesër nisin reformat në shtet

11:31 | 2 Shkurt 2020
A Z

Për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është deklaruar edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Abudallah Hoti. Sipas tij, menjëherë pas votimit të Qeverisë, do të nisin reformat në shtet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se do të angazhohen që të fuqizojnë shtetin e Kosovës, ushtrinë dhe pozitën e shtetit në arenën ndërkombëtare, derisa ka deklaruar se do të punojnë edhe në normalizimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje.

“PASNESËR nisim reformat ekonomike, arsimore e shëndetësore, si dhe për fuqizim të rendit e ligjit për te gjithë njësoj”, ka shkruar Hoti.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3029286337132700

Shpërndaje në rrjete sociale