Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Tryezën e Diskutimit me temë “Në kërkim të një konsesusi: Cili duhet të jetë Formati i Ri i Dialogut?”.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë në këtë ngjarje se Qeveria aktuale nuk është aspak serioze në raport me dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, shkruan arbresh.info.
Hoti ka thënë se Qeveria Haradinaj është më e dobëta që ka pasur Kosova që nga viti 1999.
“Ne po përballemi me një situatë tjetër. Po shkojmë drejt fazës finale të dialogut me Serbinë por në këtë fazë finale ne si institucione jemi shumë të papërgatitur. Qeveria e Kosovës është me dobëta që ka pasur Kosova që prej vitit 1999. Ka mungesë të seriozitetit ndaj këtij procesi shumë të rëndësishëm”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, pala kosovare ka qenë gjithmonë konstruktive ndërkaq ajo serbe çdo herë destruktive.
Ai po ashtu ka kritikuar opozitën se ka qenë çdo herë destruktive dhe shumë agresive në raport me dialogun Kosovë-Serbi./arbresh.info/
Sorensen i tregon zyrtarit të OKB-së për Ligjin për të Huajt...
Goditje për Real Madridin: Thibaut Courtois drejt mungesës n...
Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në k...
Izraeli ka goditur mbi 200 objektiva në Iran në 24 orët e fu...
Liverpool synon rikthimin ndaj Galatasaray, publikohen forma...
Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastr...