Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se Kosova ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas informatave se në këtë shtet ka shpërthyer sëmundja “Afta Epizootike – FMD”.
Në njoftimin e AUV thuhet se nga sëmundje është virale dhe me mundësi përhapje të shpejtë. Aty theksohet se kjo sëmundje nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve.
Tutje thuhet se në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes, Kosova ka të përgatitura kapacitetet inspektuese për vënie nën kontroll të saj.
“Afta Epizootike është sëmundje virale, me mundësi përhapje të shpejtë. Prek kafshët dythundrake dhe shkakton dëme ekonomike të mëdha. Nga kjo sëmundjet infektive preken kafshët shtëpiake (lopët, delet, dhitë, derrat) dhe ripërtypësit e egër (drerin, kaprollin) dhe derrat. Shenjat klinike të sëmundja: ethe dhe me formim të flluskave që lokalizohen në cipën mukoze së gojës, në gji, kurorën e thundrës dhe në hapësirën ndërmjet gishtore. Sëmundja e Aftës Epizootike nuk përbën rrezik për shëndetin human. Por ka karakter ekonomik në prodhim dhe ndalim të tregtisë. Në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes, Kosova ka të përgatitura kapacitetet inspektuese për vënie nën kontroll të saj Vendi ynë mban statusin e lirë nga sëmundja e Aftës Epizootike”, thuhet në njoftimin për media nga AUV./Arbresh.info/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...