Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar për vendosjen e një ndalese të pakohshme për importin e ruminantëve të vegjël – dele dhe dhi – nga Republika e Maqedonisë së Veriut, pas konfirmimit të rasteve me sëmundjen “Gjuha e Kaltër” në këtë shtet fqinj.
Vendimi është marrë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje në vendin tonë.
AUV bën thirrje për vigjilencë të shtuar, veçanërisht për fermerët që i lëshojnë tufat në kullosa përgjatë brezit kufitar me Maqedoninë e Veriut.
“Fermerët janë të lutur që të mbikëqyrin me kujdes tufat e tyre dhe të shmangin çdo kontakt me kafshë nga Maqedonia e Veriut. Autoritetet lokale duhet të ndihmojnë në zbatimin e masave kufizuese për lëvizjen e bagëtive të imta në zonat kufitare”, thuhet në njoftimin e AUV.
Sëmundja “Gjuha e Kaltër” është një sëmundje virusale që nuk transmetohet nga kafsha te njeriu dhe as nga kafsha te kafsha. Ajo përhapet vetëm nëpërmjet pickimit nga insektet e llojit Culicoides. Preken ruminantët shtëpiak – gjedhi, delet dhe dhitë – ndërsa delet janë më të ndjeshme ndaj sëmundjes dhe mund të shfaqin shenja klinike dhe ngordhje.
AUV njofton se është mobilizuar plotësisht për të monitoruar dhe zbatuar masat e vendosura dhe bën apel për respektim të plotë të urdhrave mbrojtës nga të gjithë fermerët. Njëkohësisht, agjencia u kërkon fermerëve të zbatojnë masa të rrepta biosigurie në fermat e tyre dhe të raportojnë menjëherë çdo ndryshim në gjendjen shëndetësore të kafshëve te veterinarët përkatës./Arbresh.info
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...