Sot është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit të Republikës së Kroacisë nga Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha, dhe Sekretari i Shtetit të Kroacisë, Tugomir Majdak.
Pas nëshkrimit të marreveshjes Hoxha theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje si një hap konkret drejt integrimit të mëtejshëm evropian të Kosovës në fushën e standardeve ushqimore dhe shëndetit veterinar,
Ndërsa Sekretari Majdak u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim të ngushtë dhe afatgjatë ndërmjet dy vendeve.
“Sekretari i Shtetit të Kroacisë, z. Tugomir Majdak, është një mik shumë i madh i Kosovës, dhe kontributi i tij për vendin tonë është i jashtëzakonshëm. Ai ka ndihmuar Kosovën, veçanërisht Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, në integrimin e saj në organizmat ndërkombëtare. Marrëveshja do të shërbejë si bazë për zhvillimin e mëtejshëm të politikave dhe iniciativave të përbashkëta që synojnë përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të kafshëve në të dy vendet”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
“Qëllimet kryesore të kësaj marrëveshjeje përfshijnë: vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet institucioneve përkatëse në fushën e veterinarisë dhe sigurisë ushqimore, realizimin e prioriteteve të përbashkëta përmes shkëmbimit të përvojave, njohurive dhe ekspertizës teknike,, organizimin e vizitave studimore dhe trajnimeve për zyrtarë dhe profesionistë të fushës, bashkëpunimin në fushën e kërkimeve shkencore për përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe shëndetit të kafshëvesi dhe angazhimin për të siguruar fonde të përbashkëta dhe individuale për realizimin e projekteve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa format e parashikuara të bashkëpunimit përfshijnë: zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve si dhe sigurisë ushqimore, bashkëpunim teknik ndërmjet laboratorëve veterinarë të të dyja vendeve, shkëmbim informacioni mbi qasjen në treg dhe procedurat e importit, pjesëmarrje të përbashkët në projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë projektet e IPA-së si dhe organizimin e trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët përgjegjës në fushën e kontrollit dhe mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftim.
Në takim morën pjesë: Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha, Sekretari i Shtetit të Kroacisë, Tugomir Majdak, Irena Georgievski, Udhëheqëse e Politikave Bujqësore, BE-së dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar si dhe znj. Petra Badovinac, Udhëheqëse për Bashkëpunim Ndërkombëtar./Arbresh.info
Janjiq: Uashingtoni po e shtyn Kosovën dhe Serbinë drejt njo...
Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vaz...
Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin...
Më shumë telashe për Real Madridin: Asencio dhe Rodrygo mung...
Kallas thotë se BE-ja pritet ta fusë Gardën Revolucionare të...
PDK thërret konferencë për media