AUV-i ndan 420 mijë euro për identifikimin e qenve endacakë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka hapur tender për identifikimin dhe regjistrimin e qenve me pronar në Kosovë.
Vlera e parashikuar për kontratë është 420 mijë euro, ndërsa kohëzgjatja është paraparë të jetë 12 muaj.
“Faktorët të cilët do të merren parasysh gjatë ri-ekzaminimit janë kriteret e përcaktuara nga autoriteti kontraktues sepse çmimi është i njëjtë për të gjitha komunat i caktuar”, thuhet në njoftim.
Kriter për dhënie të kontratës, është caktuar çmimi më i ulët.
Afati për dorëzimin e tenderëve për operatorët ekonomikë të interesuar të ofertojnë është shkurtuar dhe AUV-i tregon arsyet për këtë.
“Dorëzimi i ofertave shkurtohet për arsye si shkak i qenve me pronarë po ndodh që të rritet edhe numri i qenve endacakë kështu që si autoritet kontraktues jemi të detyruar që të shpallim këtë tender me afat të shkurtuar”, thuhet në njoftim.
Data 4 prill 2022 është edhe afati për pranimin e tenderëve. /arbresh.info/
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...