Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është ndaluar importi i deleve dhe dhive nga qarku i Shkodrës dhe Kukësit në Shqipëri, për shkak të shpërthimit të sëmundjes së murtajës së bagëtive të imta.
AUV-i ka njoftuar se autoritetet kufitare do të shtojnë masat e kontrollit në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Kosovës.
“Peste des petits ruminants, e njohur zakonisht si murtaja e deleve. Sëmundja infekton kryesisht ripërtypësit e vegjël si dhitë dhe delet. Sëmundja transmetohet kryesisht nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet e kafshëve të sëmura. Shenjat klinike të sëmundjes janë: temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se murtaja e ruminantëve të vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet te njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.
“AUV në bashkëpunim me autoritetet tjera, do të ndjek situatës me seriozitet dhe përveç masave paraprake preventive do të informojë fermerët dhe publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim të situatës”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...