AUV tërheq dhe asgjëson qumështin për foshnje Nestlé Nidina Optipro 1

16:13 | 19 Janar 2026
E.H

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, bazuar në njoftimin e pranuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me numër reference 2025.9962, është identifikuar prania e substancës Cereulide në formulën (qumështin) për foshnje, Nestlé – Nidina Optipro 1 (600g), lot 52860346BB, me origjinë nga Holanda, e importuar nga kompania Nestlé Nederland BV, në Republikën e Kosovës.

AUV njofton se, është duke bërë bllokimin e këtij produkti dhe më pas do të fillojë me procesin e asgjësimit, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, me qëllim të garantimit që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale