Autoudha, Prishtinë-Gjilan-Konçul e promovuar një ditë më parë, është pritur me shumë entuziazëm nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Sipas tyre, kjo rrugë e ka rëndësinë e madhe për ta, aq sa ka Rruga e Kombit për Kosovën.
Shqipe Rexhepi ka disa vjet që është martuar në Bujanoc. Lajmin për nisjen e autoudhës Prishtinë – Konçul e ka pritur me mjaft gëzim.
Autoudha Prishtinë-Konçul, sipas të parit të Komunës në Bujanoc, Shaip Kamberi, ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kamberi vlerëson se kjo rrugë për shqiptarët e Luginës është njëjtë, sikurse Rruga e Kombit për shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, raporton televizioni publik.
Ai ndjen keqardhje për mospraninë e tij në inaugurimin e projektit, por fajtor për këtë ishin procedurat burokratike të postës së Serbisë, të cilat tek sot ia kishin sjellë ftesën e Qeverisë së Kosovës.
Ilir Sadriu, nënkryetar i PDSH-së, vlerëson së rruga Prishtinë – Konçul do t’i forcojë lidhjet shpirtërore mes Luginës dhe Kosovës.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...