Zyrtarë të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore kanë dalë ne terren për të përcjellë nga afër situatën pas vërshimeve në shumë komuna të Kosovës. Ky Autoritet thotë se gjendja në terren sot paraqitet më e qëndrueshme, si rezultat i ndaljes së reshjeve të shiut gjatë orëve të fundit.
Ata thonë se në Komunën e Klinës, përkundër stabilizimit të situatës dhe rënies së theksuar të niveleve të ujërave gjatë ditës së sotme, janë evidentuar dëme në shtëpi dhe biznese, duke marrë parasysh se kjo zonë karakterizohet nga prania e disa lumenjve kryesorë, përfshirë Drinin e Bardhë, Klinën, Mirushën, Lumbardhin e Pejës dhe Deçanit.
Thonë se me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kanë diskutuar për gjendjen aktuale dhe masat parandaluese në rast të ndryshimit të kushteve hidrometeorologjike.
“ARPL njofton se sot ende jemi në fazë të emergjencës, ndërsa pas qetësimit të plotë të situatës, do të përgatisim një raport final lidhur me këto vërshime”, thuhet në njoftim.
Kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë monitorimin dhe informimin në koordinim me institucionet relevante.
Ky autoritet ka ftuar qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve kompetente.
Vdiq në një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë ...
Fjala e plotë e Ministrit Konjufca në Këshillin e Sigurimit ...
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta