Zëvendësministëri i brendshëm i Maqedonisë Agim Nuhiu, ka thënë se autoritetet maqedonase iu janë përgjigjur thirrjes së Policisë së Kosovës për të kërkuar dy zyrtarët policor të zhdukur pas aksidentit në Lepenc.
Ai ka pranuar se policia kufitare ka arritur të monitorojë përgjatë lumit Lepenc në territorin maqedon, ndërsa ka theksuar se ka një pistë që mund t’i çojë ata tek dy trupat e policëve të zhdukur, njofton Klan Kosova.
”Policia kufitare e Maqedonisë iu është përgjigjur thirrjes së Policisë së Kosovës për të monitoruar përgjat lumit në fjalë në territorin maqedon”.
”Por gjatë lumit është parë një barrikadë, pemë e rënë, në të cilën dyshohet se përmes saj ka arritur depërtimi i zyrtarëve ku mund të ndodhen trupat policor të cilët po i kërkojmë”.
”Jemi të gatshëm për të vazhduar më tutje për kërkimet por për shkak të territ kërkimet do të vazhdohen nga mëngjesi i së hënës” .
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit