Autoritetet e Maqedonisë janë duke ndihmuar ato të Kosovës në kërkimin e dy policëve të zhdukur që nga e shtuna.
Kështu ka thënë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu.
Ai ka thënë se kanë kontribuuar deri në orët e pasdites së sotme për të zhvilluar kërkime në vendet ku dyshohet se kanë mundur të gjinden trupat e policëve, njofton Klan Kosova.
“Jemi në koordinim me autoritet e Kosovës se ata janë duke udhëhequr operacionin dhe jemi të gatshëm për çdo ndihmë”, ka thënë Nuhiu në Info Magazine.
“Ne si polici u jemi përgjigjur kërkesave me njësinë speciale që posedojmë dhe që ka kapacitetin e nevojshëm por që ka edhe qytetarë që i janë bashkëngjitur aksionit”.
“Jemi gjithnjë në gatishmëri t’u përgjigjemi kërkesave qo do të vijnë nga autoritetet e Kosovës për këtë rast”.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë