Një automjet i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit në Prizren, ndërsa i dyshuari për rastin është ndaluar nga Policia e Kosovës.
Policia njofton se më 28 shtator 2025 është raportuar vjedhja e një veture të tipit VW Fugon, ngjyrë e bardhë, në fshatin Vlashnjë.
Pronari kishte vërejtur më 26 shtator se automjeti nuk gjendej më në hapësirën e kompanisë së tij, ku ishte parkuar.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prizren, njofton opinionin publik se më datë 28.09.2025, rreth orës 09:20, është raportuar një rast i vjedhjes së automjetit në fshatin Vlashnjë, Prizren.
Sipas deklarimit të ankuesit, automjeti i tipit VW Fugon, ngjyrë e bardhë, ishte parkuar në hapësirën e kompanisë së tij, ndërsa më datë 26.09.2025 kishte vërejtur se automjeti nuk gjendej më në vendin ku ishte parkuar.
Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesi kujdestar, njësia e forenzikës si dhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të cilit është iniciuar rasti si “Vjedhje”.
Sektori i Hetimeve ka ndërmarrë veprime intensive hetimore, duke mbledhur dëshmi relevante dhe duke punuar në identifikimin e të dyshuarit. Si rezultat i hetimeve, është konstatuar se i dyshuari është personi i njëjtë që ishte arrestuar më datë 26.09.2025 për disa raste të vjedhjes së motoçikletave.
Me datë 29.09.2025, i dyshuari është ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit për 48 orë, ndërsa automjeti i vjedhur është gjetur në qytetin e Prizrenit dhe i është kthyer pronarit.
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, do të procedojë me kallëzim penal ndaj të dyshuarit për veprën penale të vjedhjes.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...