Një automjet është përfshirë nga zjarri sot në mëngjes në afërsi të ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, duke shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të Kryeqytetit dhe ndërhyrjes profesionale të Brigadës së Zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër, duke parandaluar përhapjen e flakëve dhe dëmet e mundshme.
Po ashtu, është vlerësuar edhe bashkëpunimi me Policinë e Kryeqytetit, e cila siguroi zonën dhe menaxhoi qarkullimin në një pjesë shumë të frekuentuar të qytetit.
“Falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të Kryeqytetit dhe ndërhyrjes profesionale të Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, zjarri është vënë nën kontroll në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen dhe rrezikun për jetën dhe pronën përreth. Po ashtu, një falënderim i veçantë për bashkëpunimin dhe koordinimin me Policinë e Kryeqytetit që siguroi perimetrin dhe menaxhoi trafikun në një zonë mjaft të frekuentuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media