Atletja e njohur, Drita Islami, ka ndarë një përvojë nga një udhëtim me kompaninë “Besa Trans”, autobusi i së cilës u aksidentua dhe u përfshi nga flakët të martën në Bullgari, ku mbetën të vdekur 46 persona dhe u lënduan shtatë të tjerë.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se gjatë këtij udhëtimi, policia e kishte ndaluar autobusin për kontroll teknik dhe se nuk e kishte kaluar testin për frenim dhe se freni i dorës nuk ishte në funksion fare.
“Në vitin 2019, kur më duhej të udhëtoja deri në Aeroportin e Sofjes, po kjo kompani ishte ajo prej së cilës bleva biletë. Mjeti i tyre transportues u ndalua nga policia për kontrollim teknik. Policia e kishte ndaluar edhe 2 herë të tjera gjatë të njëjtës javë por e kishin lëshuar disi, por kësaj radhe JO. Bashkë me pesë udhëtarë të tjerë, ishim dëshmitarë që ky mjet transporti i kësaj kompanie, nuk e kaloi testin për frenim kurse freni i dorës nuk ishte në funksion fare”, ka shkruar Islami.
“Më pas, u detyruam të vazhdojmë udhëtimin me mjet tjetër privat, ja që vozitësi i këtij mjeti, në fakt, ishte vozitës “hua” i kësaj kompie në rast se mjetet e tyre nuk e kalojnë kontrollimin me sukses, transportohen me këtë mjet, vetur normale për 5 persona, kurse ne bashk me vozitësin ishim 7, i cili na rrezikoi jetët dona disa her gjat rruges, duke u ndaluar nga policia bullgare për tejkalim shpejtësie dhe i korruptonte me vetëm 10€”. /arbresh.info
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën