Një autobus është aksidentuar me një mjet transportues në fshatin Prekoc të Novëbërdës, ku si pasojë kanë mbetur 14 persona të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ku kanë dhënë detaje lidhur me aksidentin.
Sipas tyre dyshohet aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes, kur është përplasur frontalisht me automjetin.
Ndër të tjera në njoftim bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
“Prekoc, Novobërdë / 02.04.2024 – 13:15. Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit 14 persona kanë pësuar lëndime trupore . Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos