Autobusë nga Serbia janë parë sot në orët e mëngjesit në Graçanicë, prej ku mendohet se do të vazhdojnë rrugën për në Gazimestan.
Gazimestan është vendi ku serbët festojnë Vidovdan, që përkon me 621 vjetorin e Betejës së Kosovës.
Telegrafi mëson se tashmë rrugët janë bllokuar në Graçanicë nga autobusët me serbë.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime të menjëhershme, në rast të provokimeve gjatë shënimit të Ditës së Shën Vidit në Kosovë, përfshirë edhe bartjen e bluzave ose fanellave që mund të nxisin provokime.
Paralajmërimet vijnë në ditën kur në Gazimestan, disa kilometra në veri të Prishtinës, pritet shënimi i manifestimit që ndër serbët e Kosovës njihet si Vidovdan.

Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...