Dy ditë më parë, ish-komandanti i betejës së Koshares, Hisen Berisha, deklaroi se Austria dhe disa shtete tjera kanë shprehur vullnet për të ofruar garancë tek Gjykata Speciale për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në liri.
Megjithatë në një përgjigje për televizionin T7, ministria e punëve te jashtme të Austrisë ka mohuar se ka ofruar garancë tek Specialja për mbrojtjen në liri për Thaçin e të tjerët.
“Përgjigja në pyetjen tuaj, e siguruar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë është: Jo”, thuhet në përgjigjen e MPJ’së austriake, në pyetjen nëse do ofrojë garancë për lirim me kusht të të arrestuarve në Hagë.
Ndërkohë sipas Hisen Berishes, edhe Sllovenia, Kroacia e Izraeli kanë ofruar këtë garancë por këto shtete nuk kanë kthyer përgjigje rreth kësaj çështjeje.
Deri më tani, asnjë nga këto shtetet e apostrofuara nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim zyrtar karshi çështjes së garancës ndaj ish-krerëve të UÇK’së
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë