Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka aprovuar kërkesën e Auditorës së Përgjithshme, Vlora Spanca, për uljen e pagës në 2 mijë e 800 euro.
Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, tha se Auditorja e Përgjithshme ka kërkuar që t’i ulet paga prej 3 mijë e 835 në 2 mijë e 800 euro.
Deputeti Eman Rrahmani tha se nuk është etike që të përzihen në kërkesën e vet Auditores së Përgjithshme.
“Ka qenë vetiniciativë dhe nuk është etike nga ne të përzihemi në këtë pjesë apo të ndryshojmë pasi është diçka simbolike dhe të lihet vlera e asaj që ka kërkuar pra 2 mijë e 800 euro. Nuk duhet që të ndikojmë edhe tek dikush që ndoshta kërkon ulje page dhe me u ndikua që ne mundemi edhe më shumë t’i ulim”, tha ai, raporton EO.
U përcaktua që në bazë të ligjit, Auditores së Përgjithshme t’i caktohet paga prej 2 mijë e 800 euro bruto.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, gjatë fjalës së saj në këtë komision tha se priten të raportohen deri në 134 raporte të auditimit gjatë punës në vazhdim.
“Priten të raportohen 134 raporte të auditimit dhe raporte të tjera që kanë të bëjnë me resurse njerëzore. Deri ne fund të vitit do dërgohen raporte edhe tek Ministria e Drejtësisë, raporte konfidenciale për dhomat e specializuara të gjykimeve”, shtoi ajo.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...