Administrata Tatimore e Kosovës ka pësuar rënie të të hyrave nga pagesa e tatimeve të kazinove që operojnë në vend.
Në një përgjigje për Gazetën inFokus, zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi – Sefa ka deklaruar se në vitin 2018 fituan gati 712 mijë euro.
Në vitin 2017, ATK-ja arkëtoi nga diçka më shumë se 960 mijë euro.
Më shumë para, Administrata Tatimore e Kosovës fitoi nga pagesa e akcizës.
15.8 milionë euro fitoi ATK-ja në vitin 2018 nga pagesat e akcizës, të cilat i kryen kazinotë.
Ky fitim ishte 3.4 milionë euro më i madh se në vitin 2017.
Më 2017, ATK-ja arkëtoi 12.4 milionë euro nga pagesat e akcizës.
Gazeta më herët ka raportuar për të hyrat që i realizoi ATK-ja nga kazinoja MATRIX në Lipjan, në të cilën të mërkurën u krye një vrasje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...