Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka prezantuar punën e ATK-së përgjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Sipas të dhënave të publikuara, ATK ka arkëtuar gjithsej 693.8 milionë euro nga tatimet dhe kontributet pensionale për periudhën janar-qershor 2025, nga të cilat 524.1 milionë euro janë tatime dhe 169.7 milionë euro kontribute pensionale. Sipas tyre, kjo përfaqëson një rritje prej 10.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, apo 50.9 milionë euro më shumë.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 11,912 kontrolle përmbushëse dhe janë shqiptuar 159 gjoba për mallin pa origjinë. Po ashtu, janë kryer mbi 8 mijë aktivitete tjera të kontrollit, si: mungesa në stoqe, mosdeklarim i shitjeve, moslëshim i kuponit, shitje me çmime nën kosto etj.
ATK ka raportuar edhe 33 raste hetimore për shmangie tatimore dhe bastisje, ndërkohë që janë zhvilluar 33 intervista me të dyshuar dhe dëshmitarë si dhe janë ngritur 20 aksione të përbashkëta me institucione tjera për zbatim të ligjit.
Në kuadër të fiskalizimit, 1,284 biznese të reja janë fiskalizuar, ndërsa janë instaluar gjithsej 2,071 PEF (pajisje elektronike fiskale).
Duke iu referuar reformave institucionale, Murtezaj njoftoi për nisjen e një reforme të re në procesin e fiskalizimit, e cila tashmë është në fazën fillestare të implementimit. Reforma është iniciuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe përkrahet financiarisht nga UNDP./Arbresh.info

Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...