Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), për dy muajt e parë të këtij viti ka arritur që të ketë performanc të mirë sa i përket inkasimit të të hyrave. Për gjatë kësaj periudhe janar-shkurt 2019 janë mbledhur 88.4 milionë euro, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të viti të kaluar janë mbledhur 12% apo 9.5 milionë euro më shumë.
“Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe rritja e aktiviteteve në teren e sidomos ndërmarrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve tatimore, të cilat aktivitete do të intensifikohen edhe më shumë ditëve në vijim”, ka njoftuar ATK, shkruan Telegrafi.
Administrata tatimore do të vazhdoj të punoj në ruajtjen dhe ngritjen e imazhit të një administrate transparente dhe në shërbim të të gjithë tatimpaguesve.
“Motoja e përgjithshme e punës tonë qëndron në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqimisht përmbushjen e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, dhe mbi të gjitha trajtim i barabartë për të gjithë tatimpaguesit në mënyrë që secili ta paguaj pjesën që i takon me ligj”.
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...