Administrata Tatimore e Kosovës i ka kaluar pritshmëritë për muajin maj, duke mbledhur të hyra më shumë sesa që ishte projeksioni.
Përmes një komunikate për media, ATK ka njoftuar se për periudhën janar-maj të këtij viti janë mbledhur 35.6 milionë euro, 70.2 milionë më shumë se sa në periudhën e njëjtë për vitin 2021.
“Këtë ritëm të inkasimit sigurisht e ka mundësuar përkushtimi maksimal i menaxhmentit dhe stafit të ATK-së, duke realizuar shume aktivitete, të cilat kanë përmirësuar performancen e ATK së, duke u nisur nga inkasimi dhe trajtimi i borxheve, avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetareve, si dhe intensifikimi i bashkëpunimeve me institucionet e vendit”, thuhet në komunikatë. /arbresh.info/
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...