Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se deri më tani 953 tatimpagues kanë aplikuar për falje të ndëshkimeve.
Sipas ATK-së vlera totale e këtyre ndëshkimeve të falura është 4.0 milionë euro.
“Sipas Vendimit Nr. 04/60 të marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për heqjen (faljen) e ndëshkimeve për të gjithë tatimpaguesit, të cilët kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit, deri më tani numri i tatimpaguesve të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga ky vendim është 953, kurse ndëshkimi i falur është në vlerë 4.05 milion euro. Ndërsa, tatimi bazë dhe interesi i paguar është në vlerë 14.5 milion euro.Të drejtë për të përfituar nga kjo masë kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, mund të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve, me kusht që të njëjtit, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit deri më 30qershor 2021”.
“Kjo mase është marrë me qëllim të lehtësimit të ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.ATK i bën thirrje gjithë tatimpaguesve të cilën kanë obligime të pa kryera, ta shfrytëzojnë këtë mundësi, pasi që pas datës 30 qershor ATK është e obliguar të veproj sipas të gjitha dispozitave që janë të parapara në Legjislacionin Tatimor”, thuhet tutje në njoftim.
Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron g...
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...