Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka bërë homazhe në kompleksin Memorial, të familjes Jashari në Prekaz.
Jahjaga përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook” ka thënë se sot e përkujtojmë sakrificën që kjo familje e ka bërë për të jetësuar ëndrrën për Kosovën shtet të lirë.
“Sot bëra homazhe në Kompleksin Memorial ”Adem Jashari” dhe vizitova familjen Jashari. Në këtë 19 vjetor të rënies heroike të pjesëtarëve të kësaj familjeje, përkujtojmë sakrificën e madhe që ata kanë bërë për ta jetësuar ëndrrën tonë të përjetshme për ta bërë Kosovën shtet të lirë dhe të pavarur”, ka shkruar Jahjaga./arbresh.info
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Pacolli: Ky kapital nuk ka ardhur rastësisht, e kam ndërtuar...
Bedri Hamza: Projekti për urën mbi lumin Ibër nuk do të real...
Trump nënshkruan Ligjin për Mbrojtjen Kombëtare, përfshihet ...
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës ...