Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj ka thënë sot pas mbledhjes së këtij Komisioni se çështja e personave të zhdukur nuk duhet të politizohet dhe as të mbetet peng i çështjeve politike.
Gjetaj ka thënë se për zbardhjen e fatit të 1660 personave që kanë mbetur të zhdukur nga lufta e fundit mund të diskutohet vetëm me Serbinë, shkruan arbresh.info.
“Për çështjen e personave të zhdukur nuk kemi me kënd të diskutojmë tjetër përpos se me Serbinë sepse Serbia ia ka kryer krimet dhe dyshimet janë se ata kanë informacione dhe e dijnë vendndodhjen e atyre që na mungojnë”, është shprehur Gjetaj.
Ai ka shtuar se ata që kanë informata në Serbi po kërcënohen nga autoritetet dhe strukturat shtetërore serbe./Arbresh.info.


Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj