Anëtari i LDK’së, Astrit Haraqija sërish ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e krijuar nga Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) që udhëheqej nga Kadri Veseli tash kryetar i PDK’së.
Haraqija në Kanal10 ka thënë se anëtarët kryesorë të VV’së kanë qenë pjesë e partisë së Bardhyl Mahmutit që më pas kanë krijuar PDK’në, raporton Gazeta Express.
“Vetëvendosjen e ka bërë SHIK’u dhe e keni quajtur deklaratë të rëndë. Merri krejt këshillin kombëtar të VV’së, prej Hydajet Hysenit, Ismajl Kurteshi, Rexhepi Selimi e tjerë, asnjëri s’kanë qenë në VV, këta kanë qenë Progresi Demokratik i Kosovës që e ka formuar Bardhyl Mahmuti e që më pas prej saj ka dalë PDK’ja”, ka thënë Haraqija.
Ai ka kritikuar edhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani që sipas tij po shoqërohet me Albin Kurtin i cili e ka sharë Ibrahim Rugovën.
“Në bazë të njerëzve që janë aty unë po e di, psh Kurti e ka shajtë Rugoëven e Vjosa Osmani qet fotografi me Ibrahim Rugovën e tash e afër me Albinin. Vjosa ka të drejtë me shajt që ne jemi SHIK e me Hashimin, e tash rrin me Albinin krejt në rregull është që e merr mandatin e del prej LDK’së”, ka thënë Haraqija./Abresh.info/
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...