Marko Gjuriq thotë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe ka të vetmin qëllim, që t’i avancojë të drejtat kolektive politike të serbëve në Kosovë
Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë në asnjë mënyrë nuk ndikon në pikëpamjet e Prishtinës dhe të Beogradit në lidhje me statusin e vendit. Asociacioni ka të vetmin qëllim që t’i avancojë të drejtat kolektive politike të serbëve në Kosovë. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Marko Gjuriq, drejtor i zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke shtuar se Asociacioni në vend se të bëhet urë lidhëse në mes të shqiptareve dhe serbëve, u shndërrua në një objekt të mosmarrëveshjeve mes dy popujve.
Zëri: Si e keni parë ju bashkëjetesën ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në vitin 2015?
Gjuriq: Bashkëjetesa në mes të shqiptarëve dhe serbëve në vitin që po lamë pas ka qenë e shënuar në masë të madhe me ngjarje të ndryshme dhe mosmarrëveshje politike. Mendoj se njerëzit e thjeshtë kanë jetuar pranë njëri-tjetrit më mirë se në kohën e kaluar. Shpresoj se në vitin 2016 njerëzit e zakonshëm të jetojnë edhe më mirë pranë njëri-tjetrit dhe shpresoj që edhe politikanët të kenë më shumë mençuri që të kuptojnë se njëri për tjetrin nuk jemi vetëm pjesë e problemit, por edhe pjesë e zgjidhjes. Pra, shqiptarët për serbët janë pjesë e zgjidhjes dhe jo vetëm pjesë e problemit, por edhe serbët janë pjesë e zgjidhjes së problemeve që në të dyja shoqëritë ekzistojnë. Shpresa ime e madhe për vitin 2016 është që kjo të kuptohet.
Vjedhja e votave në Prizren, Shaqir Totaj: Jashtëzakonisht i...
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Kurti: Mendimet tona janë me...
Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës
Tensionet SHBA-Iran mbeten të larta, teksa Teherani kërcënon...
Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për ...
Fenerbahce ofron zyrtarisht miliona për Muriqin, e ardhmja e...