Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 119 raste të reja me koronavirus në vend.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se nga 420 mostra të marra, 119 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit, kështu duke e çuar në 5 mijë e 237 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Nga Komuna e Malishevës kanë bërë të ditur se sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus, përderisa në këtë komunë janë 13 raste aktive./arbresh.info/
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Sot asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë
Malishevë, 15 korrik
Sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri i prekur me COVID-19 në Komunën e Malishevës, ndërsa testet e sotme, kanë rezultuar negative. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Gjendja aktuale me COVID-19, në Komunën e Malishevës, është kjo: 94 të prekur me COVID-19, prej tyre 77 janë shëruar, 13 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje.
Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, në vazhdimësi është duke e monitoruar situatën në Komunën e Malishevës. Edhe inspektorati komunal, së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke e mbikëqyrur zbatimin e masave nga ana e institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve, e po ashtu edhe komuna dhe sektori i shëndetësisë, janë duke ju ofruar mbështetje dhe shërbim të plotë rasteve të prekura, duke ju ofruar shërbimin e nevojshëm shëndetësorë, e po ashtu edhe duke ju ofruar mbështetje për të gjitha nevojat që kanë.
Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë, edhe njëherë ju bën thirrje të gjithëve pa dallim, që të vazhdojnë ti zbatojnë vendimet, masat dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të këtij virusi.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...