Ka gjashtë vjet që në Komunën e Podujevës nuk është identifikuar asnjë person i zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Nga 85 persona, deri më tash janë identifikuar vetëm 45, raporton KTV.
Shpresa për t’i gjetur trupat e tyre nga familjarët, asnjëherë nuk është shuar.
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka dy ditë që ka nisur gërmimet në këtë hapësirë në fshatin Majac, ku dyshohet se është varrosur njëra nga viktimat.
Të afërmit e viktimës po presin në ankth për ndonjë rezultat.
Kryetari i Shoqatës së të zhdukurve në këtë komunë, Latif Mehmeti, ka theksuar se çështja e të pagjeturve duhet të jetë prioritet i autoriteteve kosovare.
Sipas tij, deri më tash nuk është punuar sa duhet në këtë drejtim.
Familjarët 20 vjet pas luftës janë në kërkim të trupave dhe eshtrave të të afërmve të tyre, të cilët vazhdojnë të figurojnë në listat e personave të pagjetur, e që sipas Kryqit të Kuq, janë 1647.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...