Numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka arritur në 16, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje që t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Në disa media u raportua se është konfirmuar një rast me coronavirus në komunën e Deçanit, mirëpo këtë e ka mohuar kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
Ramosaj në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se i kanë dërguar tre persona për testim por deri më tani nuk ka asnjë rezultat.
“Nuk është e vërtetë i kemi dërguar tre persona nga dy familje që kanë kërkuar ndihmë për analiza por nuk ka ndodnjë rezultat deri më tani, përtej dyshimit dhe lajmeve të rrejshme”, ka thënë Ramosaj.
Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe shefi i Shtabit Emergjent në Deçan, Izet Zenuni.
“Nuk është e vërtetë, ka pasur dyshime jemi në pritje të analizave”, ka thënë Zenuni. /
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...