19 maji ishte dita e fundit kur Murtez Luma e pa për herë të fundit vajzën e tij 17 -vjeçare Euronën.
Ka më shumë se 30 ditë që familja Luma nga Kojsku i komunës së Lipjanit, po e kërkon të bijën, e cila u largua një muaj më parë nga shtëpia, pa treguar se ku po shkonte.
Vetëm disa ditë para se të largohej nga shtëpia, prindërit thonë se vërejtën shqetësimin e 17-vjeçares, por e cila refuzoi t’u tregonte se për çka bëhej fjalë.
E ndonëse e paraqitën menjëherë zhdukjen e vajzës, Murtez Luma thotë të jetë i zhgënjyer me punën e policisë.
KTV-ja ka provuar të marrë edhe policinë lidhur me këtë çështje, por kontakti me zyrtarët e policisë ka qenë i pamundur.
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...