Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin shkurt 2026.
“Në shkurt 2026, numri i vizitorëve në hotele ishte 56 644, prej tyre vizitorë vendorë ishin 24 416 dhe vizitorë të jashtëm ishin 32 228. Krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025 (sa ishin 51 795 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 9,4 %”, njofton ASK.
Numri i net-qëndrimeve ishte 112 367, prej tyre 60 513 (53,8 %) nga vizitorët e jashtëm dhe 51 854 (ose 46,1 %) nga vendorët e brendshëm.
Numri i vizitorëve te jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele, sipas shteteve prej nga vijnë
Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Shkurt 2025) pati një rritje të vizitorëve për 16,1 %.
Në total, 32 228 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu
Moti për ditën e nesërme