Me shtimin e numrit të të prekurve me Covid-19 në 24 orësh, sot u ashpërsuan masat për mbrojtje nga virusi.
Qeveria e Kosovës mori vendim që institucione publike dhe private me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit ta reduktojnë stafin nëpër zyra.
”Me qëllim të parandalimit të përhapjes, IKSHP na ka rekomanduar dhe pas takimit me Komitetin që të gjitha institucionet Publike dhe private obligohen ta organizojnë punën në distancë fizike apo nga shtëpitë online, që nënkupton reduktimin e stafit”, u shpreh sot në mbledhjen e Qeverisë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Klan Kosova ka siguruar vendimin, për të cilin Ministri Armend Zemaj tha se hyn në fuqi që nga miratimi i tij nga Kryeminsitri Avdullah Hoti./kk/

Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...