Kuvendi Zgjedhor i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka zgjedhur tetë anëtarët e rinj të rregullt dhe katër korrespodentë.
Si anëtarë të rinj të rregullt akademikë u zgjodhën, Bardh Rugova e Shkumbin Munishi nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore anëtarë të rregullt u zgjodhën Arsim Bajrami, Besnik Krasniqi e Frashër Demaj.
Nga Seksioni i Shkencave të Natyrës, anëtarë u bënë Arsim Morina e Salih Gashi. Nga Seksioni i Arteve anëtar u zgjodh, Xhevdet Xhafa.
Ndërkaq, u zgjodhën edhe katër anëtarë korrespondentë.
Muhamet Mala u zgjodh anëtar korrespodent nga Seksioni i Shkencave Shoqërore, nga ai i Shkencave të Natyrës, Enver Hamiti, ndërkaq dy anëtarë korrespodent u zgjodhën nga Seksioni i Arteve, Ismet Jonuzi e Zake Prelvukaj./rtk
Tërmet në Tetovë
Suedia fiton medaljen e artë në `curling` miks ndaj SHBA-së
Tërmet në Kosovë
Emery fokusohet te e tashmja, flet edhe për të ardhmen e San...
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...